Drejtues politik në Lezhë, Agron Gjekmarkaj mbledh demokratët në Rrëshen
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, por edhe si drejtuesi politik i qarkut Lezhë për zgjedhjet parlamentare në 2025, këtë të hënë ka zhvilluar një takim prezantues me kryesinë dhe drejtues të degës Rrëshen. Gjekmarkaj është prezantuar si drejtues qarku për zgjedhjet e përgjithshme 2025 nga Sekretari i PD-së, Flamur Noka dhe Koordinatori i PD-së për Veriun, Gazmir Spahia. Demokratët kanë ndezur motorët për organizimin kapilar në degët e PD në rajonin e Veriut, për tu përballur me regjimin e Edi Ramës.