Drejtuesit e korruptuar e autoritarë… Sa të gjatë dhe të pasur?
Nga Kastriot Islami –
Rama i ndodhur mesa duket në një gjëndje të rëndë mendore (ky ishte perceptimi i shumicës së teleshikuesve) apo për shkak të substancave eksituese (kështu mendonte pjesa tjetër e teleshikuesve) deklaroi me një siguri prej të marri se “nuk ka hajdutë të gjatë”… Një deklaratë sa e cuditshme aq edhe e pabesueshme…
Si është e vërteta? Duket se nuk ka ndonjë studim solid për lidhjen mes gjatësisë dhe vesit të hajdutërisë…

Por ka të dhëna të mjaftueshme për të zbuluar marrëzinë e deklaratës së mbrëmshme të Ramës…
Liderat më autoritarë apo më saktë diktatorialë të planetit kanë qënë të gjatë… Por dhe pasuria e tyre vlerësohet shumë e madhe mbi disa miliarda dollarë… Mendohet që kjo pasuri kaq e madhe lidhet me drejtimin autoritarë e diktatorial të shteteve të drejtuar prej tyre dhe korrupsionin që ju ka mundësuar të vjedhin pasuritë e vendit e qytetarëve të tyre për të krijuar pasurinë e tyre të paligjshme…
Asnjë prej tyre nuk ka mundur ta gëzojë këtë pasuri të madhe e të paligjshme…
Ata janë futur në arkivat e historisë së diktatorë e hajdutë, por çuditërisht rezultojnë se kanë qënë edhe të gjatë… por kjo ndërlidhje s’është shkencore, por ndërkohë hedh poshtë deklaratën e tij se “hajdutët s’anë të gjatë”…
Edi Rama është 201 cm i gjatë! Por nga një dokument i rrjedhur nga zyra e OSBE në Tiranë në 2015, vlerësohet se pasuria e tij e paligjshme, para së të ulej në karriken e kryeministrit ka qënë 200 milion dollarë… Po ashtu në median ndërkombëtare thuhet se “Edi Rama është politikani më i pasur në Europë…”… (https://foreignpolicynews.org/2016/03/24/edi-rama-europes-wealthiest-controversial-politician/). Por s’është provuar lidhja e këtij vlerësimi për pasurinë e tij të paligjshme me gjatësinë e tij prej 201cm por as e kundërta???!!!
Përfundimi: Mos u merrni fare me marrëzitë e tij… Braktiseni masivisht… !
KOHA JONË SONDAZH

