Drejtuesit politikë trazojnë ujërat/ Bardhi i zë vendin, Baçi: Respektoj Berishën, jo ata që flasin në emër të tij

Me punët e Partisë Demokratike po merret Flamur Noka, pasi Sali Berisha nga banesa nuk mund të dalë në terren. Në selinë blu po përfliten emrat e drejtuesve politikë të cilët do të udhëheqin listat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2025. Qarku i Tiranës është ende i hapur, por ujërat pritet ti trazojë Fieri, ku do të caktohet Gazment Bardhi duke spostuar Luan Baçin. “Unë vijoj të jem drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër të kryetarit të partisë më vjen keq, nuk mundem”, tha Baçi në një intervistë për Top Channel.

LISTA E DREJTUEAVE POLITIKË PD NË QARQE

Shkodër-Luçiano Boçi
Lezhë-Agron Gjekmarkaj
Dibër-Xhelal Mziu
Kukës-Flamur Hoxha
Durrës-Oerd Bylykbashi
Elbasan-Ervin Salianji
Fier-Gazment Bardhi
Korçë-Ivi Kaso
Berat-Eno Bozdo
Vlorë-Bujar Leskaj
Gjirokastër-Tritan Shehu
Qarku Tiranë ende i hapur

SHKARKO APP