Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës takim me gratë, Guri: Punët që femrat kanë janë më të papaguarat

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri këtë të diel është takuar me gra dhe vajza të nderuara të qytetit bregdetar, ku nënvizon se punët që femrat kanë janë më të papaguarat, dhe ato përjetojnë diskriminime në ambientet e punës. Nga ana tjetër, ajo nënvizon që programi i LSI-së është konkret dhe do mbështesë gratë dhe vajzat me grante për sipërmarrjen që të mbështeten në biznes.

Postimi i plotë

Një e dielë e mrekullueshme me gra dhe vajza të nderuara tê Durrësit. Edhe pak ditë na presin nga FITORJA E MADHE e 25 prillit. Pjesa më e madhe e të papunëve sot në vend janë vajza dhe gra.

Punët që femrat kanë janë më të papaguarat, dhe ato përjetojnë diskriminime në ambientet e punës. Programi i LSI është konkret dhe do mbështesë gratë dhe vajzat me grante për sipërmarrjen që të mbështeten në biznes.

Bizneset e vogla 0-14 milionë lekë të reja xhiro vjetore do jenë me 0% TVSH dhe pa tatim fitimi, që të punësohen sa më shumë gra dhe vajza dhe ato të jenë të pavarura ekonomikisht dhe të rrisin standardin e jetesës.

“Rilindja” solli papunësi. LSI nuk bën propagandë por punon dhe mbështet të gjitha kategoritë. Të fortë në fitoren e 25 prillit.

SHKARKO APP