Dreka e fundvitit bashkon grupet në PD. Mungon Alibeaj dhe Basha

Festat e fundvitit kanë bashkuar PD. Të paktën në fotot e mëposhtme shihen deputetët e grupit të Berishës dhe të Alibeajt bashkë si kurrë më parë, por pa këtë të fundit.

Ishte ideja e deputetit të PD, Xhelal Mziu që ftoi dhe organizoi një drekë të përbashkët për festat e fundvitit. Në këtë drekë merr pjesë Sali Berisha, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Belind Këlliçi dhe shumë të tjerë.

Kjo drekë shihet si shpresë për bashkimin e PD, por që mungojnë 15 deputetë, mes tyre vetë Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?