Dritan Hila: SPAK të hetojë edhe lidhjen e Ahmetajt me biznesmenë e politikanë të tjerë

SPAK i është drejtuar ditën e Kuvendit me kërkesën për arrestimin e Arben Ametajt. Gazetari Dritan Hila thotë se pas aferës së inceneratorit, fshihen edhe biznesmenë të tjerë të përfshirë në dhënien e parave ndaj Ahmetajt, për të cilët SPAK duhet të hetojë po ashtu.

“Kjo është një aferë që nuk mund të kalonte vetëm me Mërtirin dhe Zoton. Rama i ka besuar verbërisht Ahmetajt, sepse është i aftë në fjalë. Ka qenë një projekt që kryeministri ka dashur të bëhen inceneratorë, por që Ahmetaj ka ngecur brenda, që të lesh gjurmë të tilla…Ahmetaj është një ujk i vjetër që e njeh shtetin.

Edhe kur ishte në ministri të tjera e komandonte ministrinë e Financave, përmes njerëzve të tij. Siç është i përfshirë me këta dy biznesmenë, është i përfshirë edhe me biznesmenë të tjerë. Dhe i duhet shkuar deri në fund. Qoftë për politikanë, qoftë dhe për biznesmenët. Nëse ka vjedhur dhe Rama, të shkojë dhe Rama në burg. Kush janë bashkëpunëtorët e tyre? Se nuk janë të vetmit fajtorë ata! Ne duhet t’i kërkojmë llogari. Sot ekonominë shqiptare nuk po e ‘rrjepin’ politikanët vetëm, por edhe biznesmenët. Këta shkatërrojnë konkurrencën e pastër. Ka qenë 8 vite ky zotëria ministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk iu ka bërë favore vetëm këtyre të dyve, por me dhjetëra biznesmenëve. Ky është mirë që të ‘krihet’ në të gjitha drejtimet. Berlusconi vdiq i ndjeri, por e persekutuan deri në momentin e fundit. Mos t’ju duket çudi që biznesmenët t’i hyjnë politikës”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?