Dritan Kaba: Mbështetja për Trump nga Musk dhe Ackman, lajmi që ka kaluar pa shumë vëmendje mediatike

Nga Dritan Kaba: 

Një lajm që ka kaluar pa shumë vëmendje mediatike është mbështetja totale për zotin Donald J. Trump e bërë prej dy nga njerëzit më të suksesshëm dhe të pasur të SHBA, zoti Elon Musk dhe zoti Bill Ackman.
Të dy, që përgjithësisht kanë qenë mbështetës dhe financues të së majtës, pas qëllimit me armë për ta vrarë kandidatin republikan për president, dolën në mbështetje të kandidaturës së zotit Trump pa asnjë mëdyshje.

Zoti Musk ka kohë që ka pasur një qendrim të anuar djathtas, sidomos pas hetimeve të FBI ndaj shtetasve amerikanë që kishin qendrimet e tyre pro republikane, besimtarë të fesë katolike apo ndërhyrjes për ndjekje penale të sajuara ndaj bordeve të shkollave kur ata mbanin qendrime pro konservatore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas blerjes së platformës Twitter që e ktheu në X, ai i ka dhënë shumë rëndësi angazhimit politik pasi e hapi platformën për të gjitha mendimet dhe këndvështrimet politike.
Zoti Musk ka premtuar një mbështetje prej 45 milion dollarësh për një muaj për kandidaturën e zotit Trump. Po sot zoti Musk shpalli largim nga Kalifornia të zyrës qendrore të Space X, për shkak të ligjit për gjininë të aprovuar nga shteti i Kalifornisë. Ai tha se do e zhvendosë aktivitetin e tij në Texas, që njihet si një shtet thellësisht konservator.
Po ashtu zoti Ackman ka qenë përgjithësisht i majtë dhe ka financuar majtas. Edhe ky pas atentatit ndaj zotit Trump shpalli mbështetjen e tij ndaj kandidaturës republikane për president.
Zoti Ackman një nga njerëzit më të pasur në SHBA bashkë me zotin Musk. Ai pati disa divergjenca me presidencën Biden rreth qendrimeve të saja ndaj Izraelit pas sulmit të 7 tetorit. Zoti Ackman njihet gjithashtu për donacione të mëdha në universitete. Ai si anëtar bordi edhe financues bëri që të shkarkohej rektori i Haward për qëndrimet propalestineze të studentëve.
Mbështetja e zotit Ackman për kandidaturën e zotit Trump ka një ndikim të madh sidomos tek ebrejtë amerikanë, që kanë një numër të madh votuesish.
Këto dy mbështetje janë një ogur shumë i mirë për zotin Trump dhe fushatën e tij drejt presidencës numer 47 të SHBA.
Sot në mbrëmje në ditën e tretë të Konventës Republikane pritet edhe fjalimi i zotit J.D Vance.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?