Dritan Kaba: U nda nga kjo botë një grua fisnike e një burri po aq fisnik

Nga Dritan Kaba-
Sot u nda nga kjo botë një grua fisnike e një burri po aq fisnik, Agim Isaku.
Një grua e talentuar dhe plot kurajë.
Një grua qe falte vetëm mirësi dhe buzeqeshje.
Sot nuk do e kemi më mes nesh Vera Isakun.
Dua të kujtoj një nga artikujt e saj të shkruar me aq dashuri, që na u kthye të gjithëve në një “makth”.
Si gazetare e talentuar, grua plot finesë në të shkruar, Mitro Çela i dha të shkruante editorialin e RD për fitoren e zgjedhjeve të 22 marsit të vitit 1992.
Një shkrim që hapte gazetën dhe vazhdonte një gjysmë faqe me pas. I gjithë reportazhi ishte si të shijoje një gotë verë shumë të mirë me fruta të gjithllojshme dhe me një ëmbëlsire që të shkrinte në gojë.
E lexuam sërish edhe në mbledhjen e mëngjesit të gjithë bashkë. Na pëlqeu më shumë se kur e lexuam në darkë në shtypshkronjë. Fitorja e demokracisë na kishte bërë edhe më të ndjeshëm. Por… në shkrim nuk ishte përmendur asnjë udhëheqës i PD. Në reportazh citoheshin vetëm opinionet e njerëzve të thjeshtë, intelektualëve, të rinjve., njerëzve që e kishin shpirtin plot.
Pikerisht ky fakt bëri që mbledhjen të na e priste zilja e telefonit mbi dhjetë “udhëheqes” bënë që të tringëllonte zilja e telefonit me fjalinë e njëjtë: po unë ku jam.
Derisa erdhi edhe telefonata nga kabineti i Berishës ku kërkohej pse nuk ishte përmendur emri i doktorit. Mitro që vetëm buzeqeshte e tundte kokën tha: Vera ke bërë një reportazh të shkëlqyer, mua më janë rënduar xhepat me këto hekurat që mbaj, kështu po i dorëzoj sot, e kishte fjalën për çelësat e zyrës. Të gjithë prisnim si të ngrirë ardhjen e Mitros. Kur erdhi qeshte edhe tha më shumë ishte mërzitur Blerimi dhe Agronin se doktori. Askush nuk donte të rendonte xhepat, e mbylli.
Vera e mirë, që gjithmone jepte mendime të kthjellta më shumë se shumë burra bashkë.
Lamtumirë e dashur Verë. Parajsa po të pret.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?