Dritan Ylli replikon me Spiropalin: Pabesi është të flasësh në Shkodër me retorikë përjashtuese

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli ka replikuar sot me Sekretaren e PS-së, Elisa Spiropali. Spiropali u shpreh në Shkodër, gjatë takimit me të rinjtë se “nuk kemi për qeveri besimi, të pabesive”.

Ndërkohë që Ylli shprehet se pabesia më e madhe është që të flasësh në Shkodër me retorikë përjashtuese.

Deklarata e plotë e Dritan Yllit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dikush tha sot ne Shkoder, qe nuk duam “qeverine e besimit, te pabesive” …

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, a ka pabesi me te madhe te flasesh ne Shkoder, djepin e demokracise dhe te pluralizmit, me retorike perjashtuese dhe arrogante?

A ka provokim me te idhte per shkodranet dhe gjithe shqiptaret te kerkosh te kthesh mbrapa historine e te hysh ne zgjedhje pa opoziten, pavaresisht emrit te forces politike qe perfaqeson ate ? Ne Shkoder e dine me mire se kudo tjeter, cdo te thote drejtesi, pa pluralizem, cdo te thote drejtesi e njeanshme…

Sot, pas 27 vitesh pluralizem, askush nuk duhet te kete frike nga zgjedhjet e lira …Dhe natyrisht as nga drejtesia qe buron nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?