Dritë jeshile, Parlamenti Europian voton pro çeljes së negociatave me Shqipërinë
Dritë jeshile është dhënë nga Parlamenti Europian në lidhje me çeljen e negociatave të Integrimit. Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë 2021.
Raporti Santos i bën thirrje BE-së të “vlerësojë në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”.
Eurodeputetët theksojnë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian. Paçka mbështetjes masive në Parlamentin Europian, çelja e negociatave për dy vendet Ballkanike duket e vështirë për shkak të vetos kundër të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut.