“Droga në shtëpinë e kushërinjve”, reagon socialisti Qefalia: Shpifje e paskrupullt, do ta padis PD
Pas deklaratës së selisë ble se në shtëpinë e kushërinjve të deputetit të PS-së u gjetën 50 kg kanabis, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Xhemal Qefalia. Deputeti socialist ka thënë për “News24” se akuzat e PD janë të pavërteta, dhe thekson se do të padisë këtë subjekt politik për shpifje ndaj tij.
Qefalia mohon kategorikisht të ketë lidhje me personat të cilëve iu gjet kanabis, ndërsa shton se me këtë mbiemër në Tiranë ka shumë familje.
“Unë hedh poshtë me neveri këtë akuzë që bën PD. Nuk kam asnjë lloj lidhje me ngjarjen. Nuk e njoh fare personin. Nuk është banor në zonën time. Është një absurditet nga ana të PD. Do padis PD për këtë shpifje të paskrupullt që bën ndaj meje. Mbiemri Qefalia është mbiemër i madh. Gjendet kudo në Tiranë. Dhe nuk ka asnjë lidhje me familjen time”, tha deputeti Qefalia.
KOHA JONË SONDAZH

