Drona kamikazë nga Turqia, Rama: Askush s’duhet të shqetësohet se kë do të godasim
Në konferencën për shtyp të presidentit turk Erdogan me kryeministrin Rama, u tha që Turqia do t’i dhurojë Shqipërisë dronë kamikazë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se askush nuk duhet të shqetësohet se kë do të godasin, pasi më shumë është një mesazh që Shqipëria është një vend i pagoditshëm.
”E çmoj dhuratën e presidentit Erdogan në këto kohë të trazuara, ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë.
Dhuratë që s’duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”,-tha Rama.