”Duan të mbyllin listat”, Shehi për deputetët e opozitës: Nëse votoni kodin e ri zgjedhor, tregon se ka një marrëveshje kundër qytetarëve

Kreu i LZHK, deputeti Dashamir Shehi u bën thirrje deputetëve të opozitës që të mos i votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij PS-ja po synon mbylljen e listave. Për të nëse mbyllen listat me votat e pakicës dhe shumicës, tregon se ka një marrëveshje mes palëve kundër qytetarëve.

”Gjykoj që çdo deputet i opozitës që i voton këto ndryshime, propozime që disa thonë kanë ardhur nga PS-ja, disa thonë që është një marrëveshje e përbashkët, dhunon Kushtetutën tonë.

Këto që merren me këtë punë, duan ta mbyllin. E mira është që të mos merren fare dhe deputetët e opozitës të mos e votojnë, nëse votojnë tregon që kanë bërë një marrëveshje, më e ulët se ajo para 15 viteve.

Atëherë nuk i dinin pasojat e kësaj pune se si do të përqendrohej pushteti në një dorë, sesi parlamenti do zbehet fuqia, sot nuk kanë më vlerë sepse me këtë sistem zgjedhor privilegjohet ai që është në pushtet”, tha Shehi.

Reagimi erdhi pasi kreu i grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha sot se ka një dakordësi me PD për votën e emigrantëve dhe se po vijojnë negociatat për herësin.

SHKARKO APP