Dueli i zonjave. Topalli: Ministrja të jap dorëheqjen. Kodheli: Dhëndri yt, xhiro me helikopterët e ushtrisë
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli janë përplasur sot në Kuvend, lidhur me përfshirjen e një majori të Ushtrisë Shqiptare në trafikun e drogës në Spanjë.
Ish-kryetarja e Kuvendit tha se akti i përfshirjes së një majori duhet të shoqërohet me përgjegjësi nga ana e drejtuesve të ministrisë. Ajo tha se Kodheli duhet të japë dorëheqjen. “Unë nuk kam thënë ndonjë një herë se mafia është e majtë, apo e djathtë… Por reagimi i Ministres së Mbrojtjes së përfshirja e Majorit ishte një gabim, është i pafalshëm. Ajo duhet të japë dorëheqjen”, tha Topalli.
Pas Topalli ka ardhur dhe reagimi i ministres Kodheli. Ajo u shpreh se akuza të tilla nuk meritojnë përgjigje, por i ka kujtuar Topallit se të afërmit e saj përdorin mjetet e ushtrisë për xhiro. “Kjo që po ndodh këtu nuk meriton përgjigje. Kur unë mora detyrën komandanti i flotës më tha se nuk kishte asnjë litër karburant për patrullimin e anijeve… E dini se pse kish ndodhur kjo, sepse dhëndri dhe fëmijët e Topallit bënin xhiro dhe videoklip me helikopterët dhe anijet ushtarake në bregdet”, tha Kodheli.
KOHA JONË SONDAZH

