”Duhet të ishin në burg, jo në Kuvend”, Basha akuzon me emra deputetë të PS-së

Pasi krisën fletët e votimit për Lindita Nikollën si kryetarja e re e Kuvendit dhe pasi ikën nga salla e Parlamentit, Lulzim Basha hodhi akuza të forta ndaj maxhorancës qeverisëse, ndërsa tha se sot ata duhet të ishin në para drejtësisë e jo në sallën e Parlamentit.

”Brenda kësaj salle ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve. Duhet të ishin bashkë me të monstrat e korrupsionit që kanë bërë shqipërinë vendin me të korruptuar, sipas raportit të DASH, që janë Ahmetaj, Balluku dhe Gjiknuri.

Po kështu para drejtësisë duhet të ishte Taulant Balla, që figuron në listën e zezë si një nga pikat kyçe të pastrimit të parave. Duhet të ishin para drejtësisë autorët e dosjes 339, përfaqësuesit e bandave të shijakut, Rrahja, e Cyrbja.

Po ashtu dy bedelët e Tomo Doshit, e Aqif Rakipit. Jashtë kësaj salle e para drejtësisë, duhet të ishin po kështu të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve bukën e fëmijëve të tyre. Njëri shpreson t’i ikë drejtësisë, por duke lënë brenda bedelin e tij. Kjo është pakica e krimit e korrupsionit. Ne kemi një e vetëm një detyrë, këtë sallë, e gjithçka jashtë kësaj salle ta kthejmë në fushë betejë me dhe për qytetarët deri në mposhtjen e këtij regjimi”,-u shpreh Basha.

SHKARKO APP