Duhet të ishte te Krimet, deputeti i PD kërkon ndjesë

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, duhet të ishte paraditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me përgjimin e PD-së, siç u paraqit Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.

Deputeti i PD-së ka qenë sot në një aktivitet në kuadër të 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, prej ku kërkoi ndjesë publike.

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se nuk është aty si deputet i PD, por si një njeri që nga mesi i viteve ’80 dëgjoi për herë të parë emrin Spaç dhe ju kthye në makth ky emër.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk vij këtu si deputet i PD, por vij si një njeri që nga mesi viteve ‘80 dëgjova për herë të parë emrin Spaç. Kur prindërit na tregonin se si vinin për t’u sjellë bukë të afërmve tanë. Ku erdha sot këtu ndjeva trishtim. Spaçi na u kthye në makth atëherë. Unë do thosha që është momenti për ndjesë, për ata që kanë pasur në dorë për të bërë diçka. Ndjesë që nuk kemi bërë aq shumë për shtresën e të përndjekurve politikë. Asfiksia e lirisë, e të ardhmes, e shpresës janë të njëjta si 45 vite më parë. Harresa është armiku më i madh i të shkuarës, por mbi të gjitha i së ardhmes. Sot është dita kur duhet të kërkojmë ndjesë”,-tha Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?