”Duhet të ringremë PD”, Alibeaj në Korçë: Çdo votë për Berisha-Metën na çon në të shkuarën

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka ”harruar” 14 Majin, pasi thotë se ka për qëllim që të ringrejë këtë forcë politike, përtej të gjitha vështirësive që ka kaluar. Për rrjedhojë, nga Korça ku u ndal në takimin e radhës, Alibeaj tha se çdo votë për PD është për të ardhmen e saj, e ndërsa thekson se vota për Sali Berishën dhe Ilir Metën e çon në të shkuarën.

“Demokratët e Korçës e kanë të qartë se në 14 maj, e vetmja alternativë e djathtë është Partia Demokratike. Prandaj nga Korça i bëmë thirrje demokratëve korçarë dhe gjithë Shqipërisë, për të votuar masivisht numrin 9, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Me gjithë vështirësitë që ka kaluar Partia Demokratike në vitin e fundit, ne jemi të vendosur për ta ringritur atë më të fortë se më parë. Për këtë qëllim lipset kontributi i gjithë secilit që kërkon një parti më demokratike, më parimore dhe më të drejtë. I falënderoj demokratët e Korçës, të cilët nuk heqin dorë asnjëherë nga bindjet dhe nga vlerat e tyre. Me demokratë të tillë, e ardhmja e kësaj partie është e sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pengesat nuk na stepin aspak. Përkundrazi, na bëjnë më të fortë për të vazhduar në rrugën tonë të përbashkët. Rruga jonë e përbashkët ka vetëm një qëllim: Krijimin e një të djathte moderne dhe eurotalantike. Një e djathtë e cila i shërben interesit të qytetareve dhe të Shqipërisë. Jam besimplotë se do t’a dalim falë kontributit të gjithë secilit prej jush”, tha Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?