Duka: Asgjë e re nga fronti i vrasësve të zgjedhjeve. SPAK të reagojë
Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se asgjë e re nga fronti i vrasësve të zgjedhjeve, Përmes një postimi në facebook, ai thotë se Prokuroria, sidmos SPAK, e ka për detyrë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet. Për të nuk ka më kohë, as justifikime. ”Ne si opozitë e kemi bërë dhe do ta bëjmë këtë betejë deri në fund, por për çlirimin e zgjedhjeve duhet më shumë se kaq. Kërkohet që gjithë shoqëria të reagojë, të përçmojë dhe dënojë akte të tilla, të frymëzuara nga partia-shtet”.
Postimi i plotë
Asgjë e re nga fronti i vrasësve të zgjedhjeve. Kur bëhet fjalë për votën, kjo mazhorancë, kapet përherë me ‘zog’ në dorë. Kur e ardhmja shitet dhe blihet për njëzet mijë lekë të vjetra, çmimi për ta fituar atë mbrapsh, do të jetë shumë i lartë. Ne si opozitë e kemi bërë dhe do ta bëjmë këtë betejë deri në fund, por për çlirimin e zgjedhjeve duhet më shumë se kaq. Kërkohet që gjithë shoqëria të reagojë, të përçmojë dhe dënojë akte të tilla, të frymëzuara nga partia-shtet. Prokuroria, sidomos SPAK, e ka për detyrë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet. Nuk ka më kohë, as justifikime, nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa të bëni detyrën tuaj!
KOHA JONË SONDAZH

