Duka: Asgjë e re nga ky kod, partitë e vogla masakrohen
I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thënë se votuesit ndihen të tradhëtuar nga propozimet për kodin zgjedhor, dhe se partitë e vogla masakrohen.
Duka: Sipas meje, ato që unë komunikoj sepse ne e kemi për detyrë të komunikojmë me publikun, ata ndjehen të fyer dhe të tradhhëtuar me këtë kod, sepse me gjitha mënyrat kanë shprehur dëshirën që njerëzit të votohen dhe jo të jenë të nominuar nga kryetarët e partive dhe përfundimi me këtë draft situata do të jetë e njëjtë, partitë e vogla masakrohen sepse po prishen të gjitha rregullat e lojës. Partitë e vogla ndjehen të pafuqishëm për të përballuar këtë garë në mënyrë të ndershme.