Duka: Basha prej kulisave, kandidimi im në interes të qytetarëve

 

Agron Duka ka deklaruar sot se do të marrë një vendim për të vepruar në aleancë dhe interes të qytetarëve të Durrësit, pasi faktori më i rëndësishëm zgjedhor nuk janë kulisat që bëhen prapa perdeve të kryetarëve të partive, por aleanca me qytetarët. Ai ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj Lulzim Bashës, i cili nuk e ka mbështetur për Bashkinë e Durrësit.

“Me ndarjen e re territoriale të vendit në zgjedhjet e ardhshme vendore faktori më i rëndësishëm zgjedhor nuk janë kulisat që bëhen prapa perdeve të kryetareve të partive, por aleanca me qytetarët. Nga njëra anë drejtuesit e PD-se trumbetojnë me të madhe formulën e aleancës me qytetarët dhe nga ana tjetër japin zgjidhje kulisash, në kundershtim me interesin dhe vullnetin politik të qytetarëve.”, ka shkruar sot Duka, duke iu referuar PD-së dhe Bashës, të cilët nuk kanë mbështetur kandidimin e tij në Bashkinë e Durrësit.

Duka thotë se po të ishte për kryetarët e partive dhe kryeministrat, ai s’do ishte kurrë në politikë.

“Unë në zgjedhjet e ardhshme vendore do të marr vendim dhe do të veproj në aleancë, interes dhe me vullnetin e qytetarëve të Durrësit. Historia ime politike ka dëshmuar se po të ishte për kryetarët e partive apo kryeministrat s'do isha kurrë në politikë. Kane qene qytetarët dhe vota e tyre të cilët me kanë futur në politikë dhe ata të vetmit të cilëve i kam shërbyer pa ngurrim. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, përfundon republikani Duka.

SHKARKO APP