Duka: Bujqësia në krizë, fermerët pa paketë ndihmuese
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, thotë se ekonomia është afektuar rëndë nga masat shtrënguese. ”Jemi në një hap tjetër ku duhet të gjejmë një ekuilibër nëpërmjet asaj që po ndodh me situatën e Covid-it por edhe me ekonominë që realisht po kërcënohet dukshëm nëse ne vazhdojmë të izolohemi. Ato që do themi do i bëjmë të ditura publikisht”.
Nga ana tjetër, sa i përket situatës së bujqësisë në vendin tonë, Duka thotë që ka shumë probleme në këtë fushë, dhe këto probleme janë përkeqësuar akoma më shumë me Covid-19.
”Bujqësia ka shumë probleme, tani janë agravuar më shumë. Ka pasur shumë prodhime që janë hedhur dhe ne kemi ngritur zërin që ata duhet të kompesohen. Dëmi që është bërë për shkak të situatës është i madh, kemi ngulur këmbë që duhet të ketë subvencione direkte për fermerët. Nuk kemi parë ndonjë reagim pozitiv nga qeveria. Nuk dua të them që qeveria nuk punom apo se do të përfitojë nga situata, por realisht në dy paketat që jemi mësuar t’i quajmë Rama 1 e Rama 2 apo kredia sovrane, bujqësia nuk preket fare, ka shume njerëz që kanë marrë kredi që nuk kanë mundësi t’i lajnë ndër këto është kjo që po them, mbyllja e tregjeve, i kemi thënë e stër thënë disa herë. Njereëzit që jane demturar prej situatës kane hedhur trangujt, ata duhet të kompesohen”.