Duka dhe Bode takime në Leskovik: Fitore e sigurtë e Dritan Hajros
Partia Agrare Ambientaliste vijon punën për zgjedhjet e parakohshme të 20 Nëntorit në Bashkinë e Kolonjës.
Në një takim me banorë të zonës së Leskovikut merrte pjesë kreu i PAA-së Agron Duka dhe deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode, përcjell Citynews.al.
Gjatë fjalës së tyre ata shprehën sigurinë për fitoren e kandidatit të koalicionit të djathtë Dritan Hajro.
“Po ndodh tani në Leskovik! Qytetarë, dashamirës,zonja, të rinj e të reja të cilët i bashkohen Dritanit, sepse Leskoviku eshte i braktisur, sepse Leskoviku kerkon zgjidhje, sepse ka ardhur koha!”, shkruan Agron Duka në një postim të tijin në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

