Duka: Jam në politikë falë qytetarëve dhe jo kryetarëve të partive

 

Kandidati për bashkinë e Durrësit Agron Duka ka reaguar në facebook për mos kandidimin e tij nga Partia Demokratike. Ai thotë se janë kulisat ata që kanë ndikim tek kryetarët e partive për interes e tyre duke rënë në kundërshtim me interesin qytetar.

Duka thotë se në politikë nuk ka mbijetuar për shkak të kryetarëve të partive, por vetëm nëpërmjet mbështetjes së qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me ndarjen e re territoriale të vendit në zgjedhjet e ardhshme vendore, faktori më i rëndësishëm zgjedhor nuk janë kulisat që bëhen prapa perdeve të kryetarëve të partive, por aleanca me qytetarët. Nga njera anë drejtuesit e PD-së trumbetojnë me të madhe formulën e aleancës me qytetarët dhe nga ana tjetër japin zgjidhje kulisash, në kundërshtim me interesin dhe vullnetin politik të qytetarëve. Unë në zgjedhjet e ardhshme vendore do të marr vendim dhe do të veproj në aleancë, interes dhe me vullnetin e qytetarëve të Durrësit. Historia ime politike ka dëshmuar se po të ishte për kryetarët e partive apo kryeministrat s'do isha kurrë në politikë. Kanë qenë qytetarët dhe vota e tyre të cilët më kanë futur në politikë dhe ata të vetmit të cilëve i kam shërbyer pa ngurrim. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, shkruan Agron Duka në facebook.  

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?