Duka: Përgjegjësit e përgjimeve të jashtëligjshme, të dalin para drejtësisë

Debati për ekzistencën e një pajisje përgjimi e cila sipas pretendimeve thuhet se ka përgjuar krerë të lartë të shtetit, pas mohimeve nga ana e qeverisë këto akuza të PD-së nuk qëndrojnë. Por Agron Duka kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste pjesë e koalicionit opozitar gjatë një takimi me strukturat e partisë në Vlorë, ku nga aty ka bërë të qartë qëndrimin e tij në lidhje siç z.Duka e quan, skandalin e përgjimeve, duke kërkuar që përgjegjësit të vihen para ligjit.“ Si kryetar i një force politike opozitare e si qytetar i këtij vendi, natyrisht që shqetësohem. Ka dy lloj përgjimesh që quhen: Parandaluese dhe Proceduriale, e që në të dy rastet është i domosdoshëm miratimi institucional. Përgjimi procedurial që shërben për të kaluar provën pas miratimit të Prokurorisë duhet të marrë vendim gjykate dhe afatet mund të përsëriten dy, tre apo më shumë herë, aq sa e çmon prokurori dhe është e nevojshme për të kërkuar provën”,- është shprehur Duka.

 Për kreun e PAA, nëse në vend është aplikuar në kundërshtim me ligjin përgjimet, janë një emergjencë që cënojnë sigurinë kombëtare, ka theksuar Duka, dhe kërkojnë përfshirjen e institucionit të Prokurorisë, SHISH-it si dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të cilët duhet të vihen në dijeni.

Ashtu siç është shprehur dhe vetë Ministri Tahri kjo pajisje është për një trajnim dhe nuk ka lidhje me përjgimet por kreu i PPA,  ka kërkuar që në këtë process të jetë dhe një përfaqësues i akuzës në mënyrë që të shmanget keqpërdorimi për qëllime të caktuara. Partia Agrare Ambientaliste e dënon këtë fakt dhe e denoncon dhe nëse vërtetohet një gjë e tillë kërkon që shkelësit e ligjit të vihen para përgjegjësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e diskutimeve me struktuart e Vlorës, Duka ka akuzuar qeverinë se ka rrënuar ekonominë e vendit. Sipas kreut të PAA, qeveria është e zhytur në skandale që ndjekin njëri-tjetrin. “Të gjithë jemi dëshmitarë të një qeverie e cila ka prodhuar vetëm rënie ekonomie duke mos mbajtur premtimet siç janë ato për pesëfishimin e fondeve për zonat rurale, për përdorimin e karburanteve në bujqësi dhe peshkim me çmime të reduktuara, për përfudimin e skemës ujitëse e kulluese brenda një mandati katër vjeçar, një investim prej 160 mln$”, – nënvizoi Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?