Duka propozon koalicionin opozitar me dy lista për zgjedhjet: Dalja vetëm e rrezikshme, shumë vota shkojnë dëm

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ deklaroi se kodi i ri zgjedhor nuk ka marrë formën përfundimtare dhe se ai nuk është bërë ende ligj.

Teksa u ndal tek koalicionet e opozitës, Duka propozoi faktin që të ketë 2 lista, për të dhënë mundësi që të ketë sa më shumë ‘luftëtarët’, ndërsa shtoi se dalja sipas tij është e rrezikshme. Mes të tjerash Duka pohoi se javën që vjen PAA do të nisë fushatën në terren.

“Kodi i ri zgjedhor është bërë ende me ligj. Ne do të ndjekim një taktikë tjetër. Se dimë rrugën se si. PAA ka bërë takime me strukturat, të hapi zyrat e para. Sidomos në qarqet kryesore. Besoj se javën tjetër do të jemi të gatshëm që të nisim fushatë tamam. Me takime, me zona të caktuara, me grupe interesi në Durrës dhe në Tiranë. Edhe në rastet kur do dalim vetëm apo dhe me koalicione aleatët PD, LSI, do të bëjmë propagandën tonë që të votohemi. Nëse opozita e bashkuar dhe lidershipi i saj të kishte menduar si unë, do kishin vepruar më ashpër. Ndryshimi i rregullave të lojës 6 muaj para zgjedhjeve, na bën të mendojmë se dhe rezultati do të jetë i tillë. Lëvizjet e gjendje civiles, tregon se ky po bën të mundur që të marrë në mënyrë të padrejtë mandatin e tretë. Bota ka pasur të etur për pushtet, ku në familjet osmane kishte vëllavrasje. Në perandorinë Romake po ashtu. Sot e bën përmes vrasjes së votës së lirë. Duhet të ishim më të ashpër. Të arrijë një njeri që të marrë 97 vota në mënyrë të padrejtës, nuk mundet që ta mbyllin diellin me shoshë e të thonë se janë lista të hapura. Këto janë lista të mbyllura e shiten si të hapura. Ne po vrasim shpresën dhe rinia po tenton që të ikë. Unë gjykoj se një listë e vetme është e pamundur. Ne jemi në proces negocimi dhe kjo do të përfundojë pasi kodi të marrë formë përfundimtare. Nëse jo opozita do të dal në vendim se si do të dalë lista. Sipas meje, s’ka kuptim, pasi duhet të jenë dy lista. Shtohen luftëtarët. Dalja vetëm është me rrezik. Ky kod, ato parti të vogla që dalin vetëm dhe nuk kapin pragun, afërsisht 10 mijë vota, shkojnë dëm. Nuk e di, që këto lista, që quhen koalicione. Se dimë nëse do kemi siglat e partive në anë të emrit kur të jemi të regjistruar në KQZ. Mund të jetë dhe me 3 lista, që partitë e vogla të bashkohen në një listë të vetme.”, tha Duka.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse mund të ishte PAA në listën e LSI, Duka theksoi se; “Edhe mund të jetë. Kjo është për t’u parë nëse do të jemi tek PD apo dhe në listë tjetër”. Po ashtu Duka komentoi dhe qëndrimin e presidentit Ilir Meta, ndërsa vlerësoi kontributin e tij në rol të mbrojtjes së Kushtetutës.

“Presidenti ka qenë stoik në ruajtjen e Kushtetutës dhe institucionit të presidencës. Kjo është optika që e shoh unë. Besoj dhe them me siguri se nëse presidenti do të dorëzonte detyrën, ky është fundi dhe ky vend të shpalljen Mbretëri dhe Rama t’i merrte të gjitha.”, pohoi ai.

SHKARKO APP