Duka: Rama e la Shqipërinë jashtë BE-së, Brukseli sheh si partnere serioze opozitën 

Kreu i PAA, njëhersh edhe kandidat për deputet në listën e PD-së në qarkun Durrës, Agron Duka, thotë se kryeministri Edi Rama Rama e la Shqipërinë jashtë jashtë BE-së, dhe se Brukseli sipas tij, sheh si partnere serioze opozitën. ”Opozita e bashkuar dhe PAA si pjesë e rëndësishme e saj janë partnerët seriozë të BE, që do të qeverisin Shqipërinë pas 25 prillit. Kjo qeveri është tashmë e shkuara, “Aleanca për Ndryshim” po nënshkruan kontratën e besimit me shqiptarët”,-shkruan Duka në facebook.

Postimi i plotë

Kryeministri ndihet i shqetësuar rëndë, i trembur, se komisionerët e BE janë në komunikim me opozitën dhe kërkon tërheqje vëmendje nga Brukseli. Sipas tij kështu abuzohet me taksapaguesit europianë.

Rama duhet ti japë llogari jo vetëm shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë, sepse qindra milionë dollarë projekte në mbështetje të infrastrukturës, bujqësisë, mjedisit, reformave të shumta, janë para dhe taksa të qytetarëve europianë.

Janë projekte për të cilat qortimet europiane kanë qenë të përsëritura për abuzimet, mungesën e theksuar të sundimit të ligjit, në mos-vajtjen e investimeve në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Opozita e bashkuar dhe PAA si pjesë e rëndësishme e saj janë partnerët seriozë të BE, që do të qeverisin Shqipërinë pas 25 prillit. Kjo qeveri është tashmë e shkuara, “Aleanca për Ndryshim” po nënshkruan kontratën e besimit me shqiptarët.

SHKARKO APP