Agron Duka: Rama nuk është kryeministër, por shef i pesë oligarkëve

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, teksa ka publikuar shifrat e fundit të azilkërkuesve shqiptarë, thekson se Edi Rama ka 8 vite në qeveri dhe e vetmja gjë që bën është të merret me llafe, duke mos mbajtur përgjegjësi për asgjë.

Në replikë në distancë përmes rrjeteve sociale, Duka shprehet se është e kotë që të komentosh deklaratat e Ramës, pasi sipas tij, ai nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkëve.

“Ca t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë të merresha me të, e njoh mirë, pika të forta dhe të dobëta, por ai këtë do.

Ndërkohë shqiptarët kanë halle dhe probleme që ky vetëm i shtoi. Tani, të merresh me Ramën është humbje kohe. Mjafton t’i hidhni një sy këtij raporti. Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit. Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura të atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkëve”, shprehet në reagimin e tij, kreu i PAA-së, Agron Duka.

Ca t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë…

Pubblicato da Agron Duka su Martedì 9 marzo 2021

SHKARKO APP