Dule humbet në të gjitha bashkitë
PBDNJ është partia më e humbur në zgjedhjet lokale. Përfundimisht ajo ka humbur në të gjitha bashkitë ku ka kandiduar duke shënuar edhe rezultatin më të keq që nga nga krijimi i saj në vitin 1991. Ndërkaq përballë saj është rritur një parti tjetër e minoritetit grek MEGA e cila ia ka dalë që të fitojë në Finiq. Në këtë bashki fitoi Leonidha Hristo i MEGA ndërsa kandidati i PBDNJ edhe pse i ndihmuar nga PD bile dhe LSI në këtë zonë humbi. MEGA u mbështet fort nga PS.
Ndërkaq në Dropull fiton Ahilea Decka, përfaqësues i koalicionit të djathtë, duke shënuar edhe herën e parë në historinë e pluralizmit që kjo zonë minoritare voton për të djathtën shqiptare.
Edhe në Konispol PBDNJ është renditur e treta me 20%.
Në Himarë ka fituar kandidati i majtë ndërsa Fredi Beleri i kandiduar nga Dule ka marrë vetëm 23 % të votave./Droni