Dule: Ja pse u ndava me PS

 

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, duke njoftuar kështu largimin nga koalicioni i majtë. Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, Dule ka rrëfyer edhe arsyen përse u nda me PS në këto zgjedhje. “Në bashkinë e Himarës, për ne, edhe për komunitetin ndërkombëtar, në Himarë ekziston një prani historike të pjesëtarëve të etnisë greke, për PS, s’ekziston një realitet i tillë. S’mund të gjendet një zgjidhje me dy palëve kur njëra e njeh, e kur tjetra mohon terësisht ekzistencën e një komuniteti të tillë”, thekson Dule.

Sa i përket kandidatit në Himarë, Dulja tha se emri i mundshëm është Fredi Bejleri. Dule thotë se konkurrimi vetëm në zgjedhjet vendore  se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet qeverisëse mes PBDNJ dhe mazhorancës. “S’besoj se do ndikojë në bashkëpunimin tonë në nivelin qëndror të qeverisjes, edhe nëse do krijohen kushtet të ndodhë, do të ndodhë, por PBDNJ ka qenë pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane edhe nëse do largohet sdo bashkojë forcat me kampin opozitar”,- tha ai.

Sa i përket debatit publik për meshën e natës së pashkëve, pas deklaratave të deputetit Ben Blushi, Vangjel Dule u përgjigj: “ishte padrejtësi nga ana a Blushit…është një nga kolegët e mi më të respektuar, i vlerësuar për mendimin e tij politik, publicistikën e tij. Anastasi i kryen shërbesat fetare në shqip, i pari që këtë gjë e ka bërë në selitë e 12 kishave autoqefale të botës, nga Athina Jeruzalemi Moska, e me rradhë, është e padrejtë që të akuzohet për këtë, kur ka një departament përkthimesh që e pasuron literaturën fetare me ato pjesë që s’janë përkthyer deri më sot..pjesa dy gjuhëshe ishte mesazh i Pashkës, i thellë teologjiko-filozofik që lëshohen dy herë në vit, për krishtlindjet dhe pashkët

SHKARKO APP