Dule: Konsultime për përzgjedhjen e kandidateve

Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut ka nisur fazën përgatitore per zgjedhjet vendore te 21 qershorit. Ne një komunikim me mediat, kryetari i saj Vangjel Dule, deklaroi se strukturat lokale kane nisur punën per përzgjedhjen e kandidaturave te përshtatshme, si për krerët e njësive vendore, edhe për këshillat e tyre. Gjate analizës disa javore te njësive te pushtetit vendor kjo force politike do te vijoje kontaktet me komunitetin, ne mënyrë qe te përzgjidhen njerëz me integritet dhe per komunitetin. Me pas kandidaturat do t’i nënshtrohen procesit te zyrtarizmit.

SHKARKO APP