Dule: Mjaft me delir, realiteti ekonomik është i zymtë

 

Në seancën e sotme parlamentare edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule u është bashkuar kritikave sa i takon situatës ekonomike në vend. “Ka gënjeshtra, gënjeshtra të mallkuara dhe statistika”, ka thënë Dule duke cituar një ish-kryeministër britanik. 

“Buxheti nuk është një lojë me shumë zero, ku ka fitues dhe humbës. Një buxhet është i tillë kur nuk ka ngjyrime partiake”, ka vijuar ai. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në të gjitha buxhetet tona nuk i shmangemi dot delirit të vlerësimit historik. Njëherë është buxheti më i madh i të gjitha kohërave, njëherë rritja më e madhe ekonomike. Mjaft më. Le t’i lëmë referencat historike dhe t’u kushtojmë vëmendje atyre të realitetit. Jemi në një realitet ekonomik të zymtë. Le të jemi modestë dhe transparentë”, ka thënë Dule.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?