Dule mund të dalë nga koalicioni me Ramën. A është Himara shkaku?
Vangjel Dule paralajmëron Edi Ramën për një prishje të mundshme të koalicionit të vendosur para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013. “Nëse do të kemi mospërputhje, do të dalim në koalicion më vete”,- ka thënë Dule gjatë një aktiviteti të organizuar në fshatin Dervician të Dropullit, me rastin e festës kombëtare të Greqisë.
Sipas kreut të PBDNJ, do të bëhen negociata për bashkitë ku kjo forcë politike ka interes. Por cilat janë këto bashki? Nga ndarja e re territoriale u krijuan dy bashki me shumicë minoritare; Bashkia Dropull dhe Bashkia Livadhja. Për këto dy bashki pritet që PS e LSI t’ja lënë Dules të drejtën e propozimit të kandidatit. Por “thembra e Akilit” për PBDNJ është Bashkia e Himarës, për të cilën ata kanë kundërshtuar vazhdimisht variantin e përfshirjes në të edhe të Komunës Vranisht, por që tashmë kjo ndarje është ligj.
A do të hyjë Rama në negociata me Dulen për Bashkinë e Himarës, duke e lënë këtë njësi të rëndësishme në bregdet në dorë të një përfaqësuesi të PBDNJ? Deri më tani, pritet që PS të rikandidojë Gjergji Goron, kryebashkiakun aktual, por ndoshta negociatat e minutës së fundit, por edhe presione të mundshme të Athinës zyrtare, bëjnë që kryeministri të tërhiqet