Dule: SHBA nuk ka nevojë për Ramën për avokat, ai është dënues i lirisë
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PBDNJ-sw Vangjel Dule tha se SHBA nuk ka nevojë për Ramën si avokat, ai është dënues i lirisë. Sipas tij qeveria e sotme është më e keqja. Dule e konsideron tepër të rëndësishme reformën në drejtësi, por e keqja vjen nga klasa politike e Shqipërisë.
“Që në fillimin e legjislaturës duhet të ishte ngritur komisioni kushtetues. Unë e kuptoj ankthin e qeverisë dhe të qytetarëve por ne e tregojmë tek kjo sallë dhe e konsideroj serioze këtë reformë. Nuk pretendoj prani më të madhe në fjalën time por Xhafa dhe Bylykbashi meritojnë rrespektin më të madh por që ndiqen vetëm nga 14-15 deputetë.
Kjo reformë kërkon konsensus sepse nëse nuk do arrijmë shumicën e cilësuar atëherë nuk kemi arritur asgjë, sepse e gjithë kjo reformë kërkon seriozitet që nuk po shikohet.
Ligji i vetingut kërkon konsensus. A e kuptoni se ku e kanë cuar gjithë reformën në drejtësi mungesa e konsensusit?!
Do jemi si ajo macja që i vjen rrotull bishtit të saj për ta kapur. Duhet të kishim shteruar dialogun. Duhet kontroll parlamentar jo ekzekutiv, por mesa duket insiston kryeministri ku nga dritarja kërkon litarin për të kthyer sërish sistemin tonë gjygjësor”, -tha Vangjel Dule.
KOHA JONË SONDAZH

