Duma: 5 zyra për mbrotjen e qytetarëve në Bashkinë e Durrësit‏

 

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma vizitoi lagje pranë zonës së plazhit ku banorët vuajnë prej vitesh papunësinë, mungesën e infrastrukturës si dhe neglizhencën e autoriteteve publike. Banorët u ankuan se hasin probleme të mëdha me energinë elektrike dhe me mjaft zyra të tjera shtetërore ndërsa askush nuk i ka mbështetur. Duma tha se bashkia e re do të ketë 5 zyra për mbrotjen dhe dhënie asistence qytetarëve në nevojë. “”Të gjitha faturat aforfe, të gjitha lidhje që keni bërë me shpenzimet tuaja, të gjitha kamatat e padrejta, të gjitha faturat që janë paguar dhe nuk ua njeh sistemi etj, gjëja emergjente që do bëjmë në bashkinë e Durrësit është 5 zyra për mbrotjen e të drejtave të qytetarëve”, tha Duma.

Banorët shprehën zhënjimin e tyre me realitetin që i rrethon. “Si komunitet kemi problem rrugën, kanalizimet dhe kemi papunësi të mëdhe”, tha një banore.

“Bashkia na merr taksën e gjelbërimit, për plehrat. Paguajmë dritat. Lekët na i marrin por ku shkojnë ato lekë”, u ankua një tjetër. Komuniteti tha se mjaft prej kanalizimeve dhe lidhjeve të ndryshme i kanë bërë me shpenzimet personale ndërsa rruga dhe kanalizimet janë jetike për cilësinë e jetës së tyre.

“Fatmirësisht rruga është e gjitha 2.5 kilometra. Është komplet e bëshme. Unë them; meqë punësimi është i pari, do rivitalizojmë turizmin e vërtetë dhe të punësojmë njerëzit, sepse kështu nuk është turizëm. Puna është të kuptojmë që bashkë do bëjmë qytetin. Nuk dua të më thoni gjë për votën. Si ta mendoni. Këtu kam ardhur të shoh problemet. Kanalizimet e Durrësit janë që nga stacioni i parë e deri tek i fundit pa investim dhe nuk janë pastruar”, tha Duma. 

SHKARKO APP