Duma: Berisha nuk duhej të ishte në listën e 25 prillit

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma thotë se Sali Berisha nuk duhej të ishte në listën e zgjedhjeve të 25 prillit.

”Unë e kam thënë që statura e Berishën nuk përkon me kostumin e deputetit. Mënyra sesi ka bërë opozitë Berisha është edhe ekstraparlamentare. S’ka qenë petku i deputetit që e ka bërë të rëndësishëm në PD, atë.

Kryetari i PD duhej të krijonte profilin e tij. Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha, i cili ishte i paprekshëm.

Në listën e 2021 nuk duhet të ishte Berisha, sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit.-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP