Duma: Ulje taksash për biznesin e vogël

Kandidatja e PD-së për kryetar bashkie në Durrës, Grida Duma gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit të vogël mbi modelin e ri ekonomik të qytetit, premtoi uljen në minimum të taksave vendore, uljen e taksës së pasurisë dhe fillimin e një marrëdhënie të re për hapjen e vendeve të reja të punës.

Kandidatja Duma shprehu nevojën për një bashkëpunim të ri mes bashkisë dhe sipërmarrjes private për të shtuar vendet e punës. Përfaqësuesit e biznesit, nga ana e tyre, thanë se ndodhen në kufijtë e mbijetesës dhe kërkuan mbështetje dhe ulje taksash. “Ne jemi i vetmi qytet që kemi taksën e pasurisë 400 lekë për m2. Po t’i shtosh kësaj rritjen e taksave të tjera në nivel kombëtar si tatim fitimi apo presione të tjera nga qeverisja qendrore, situata për bizneset rëndohet”, u shpreh një nga përfaqësuesit e biznesit të vogël.

Kandidatja e djathtë u shpreh se bashkëpunimi me biznesin do të jetë prioritet, duke pasur synim hapjen e vendeve të punës. Ajo propozoi edhe ngritjen e Senatit të Durrësit, një këshill konsultativ ku do të marrin pjesë të gjitha grupet e interesit e do të jenë pjesë e vendimarrjes për çdo vendim të rëndësishëm në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?