Duma: Vëmendje ndaj komunitetit rom në Durrës‏

 

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me komunitetin rom në lagjen Nishtulla në qytetit i cili jeton në kushte tepër të vështira dhe jashtë çdo vëmëndje të bashkisë. Duma tha se punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për këtë komunitet. “Vetëm punësimi mund të zgjidhi një pjesë të madhe të problemeve. Sërish u duhet rruga dhe strehimi. Sado të jetë rroga juaj prap nuk e përballoni dot strehimin. Duhet tu jemi mirënjohës që çoni fëmijët në shkollë dhe e mira do të ishte që të kishte një buxhet për fëmijët tuaj që shkojnë në shkollë. Sepse nuk e di si í çoni në këto kushte”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se bashkia e re do të angazhohet me projekte të ndryshme për këtë komunitet. “Nuk ju kanë trajtuar ndonjëherë as me fondet e Bashkimit Europian. Kam qënë zv/minister e Integrimit dhe e di shumë mirë se sa fonde sjell Europa vetëm për komunitetet tuaja. Duhet të ishin ndërtuar dy qendra tani në Durrës. Asnjë nuk është ndërtuar. Duhet të ishte ndërtuar të paktën një qendër shëndetësore për ju. Të shkojmë bashkë drejt një të nesërme tjetër ku do t’u ofroj punë dhe do të punoni me mua”, u shpreh Duma. 

SHKARKO APP