Dumani i përgjigjet Bardhit: Nuk marr asnjë sms nga kryeministri

Kreu i Prokurorisë së Posaçme,Altin Dumani, ka prezantuar raportin e SPAK në Kuvend, ku ka ka nënvizuar mungesën e kallëzimeve nga institucionet publike, si një nga problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme. Pas rapoortimit, kreu i SPAK u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Gazment Bardhi u ndal te hetimet për inceneratorin e Tiranës, nga ku i kërkoi shpjegimet kreut të SPAK në lidhje me vonesën e hetimve. Dumani tha se çështja e hetimit është mjaft komplekse. Sipas Dumanit hetimi është i vështirë, sidomos kur vjen puna te çështje me natyrë korruptive, që kanë më të vështirë për tu hetuar.

Sa i takon çështjes së Xibrakës, Dumani tha se çështja është në hetim. I pyetur nga Bardhi nëse ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Edi Rama që të mbyllë dosjen, kreu i SPAK tha se marrëdhëniet e tij me kreun e qeverisë janë vetëm institucionale dhe procedurale.

“Nuk marr dhe nuk përcjell asnjë lloj mesazhi, ushtroj detyrën time në përputhje me dispozitat ligjore”,- tha Dumani.

SHKARKO APP