Durim Bami me antiplumb përballë deputetit: Atentati, sajesë e Doshit

Durim Bami rrëzon akuzat e Tom Doshit se ndaj tij ishte porositur një vrasje me pagesë.

Deklarata bombë ka ardhur pas më shume se 2 orësh, ku mes tij dhe Tom Doshit është zhvilluar një seancë e gjatë ballafaqimi.Nga prokurorë të çështjes konfirmohet edhe fakti se gjatë 9 orëve qëndrimi në gjykatë, Durim Bami, vrasësi i penduar, i vetmi i vënë në akuzë për vrasje të mbetur në tentativë është detyruar të mbajë veshur një jelek antiplumb.

Ata u paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth ores 09:00, ndërsa ambjentet e gjykatës për 2 orë janë rrethuar nga trupa speciale, duke mbajtur në survejim ambjentet e jashtme nën masa të rrepta sigurie.Përballe njëri-tjetrit ata kane dhene deklarimet e tyre në prani të prokurorëve të çëshjtes. Rreth orës 11:40 min, Tom Doshi ka dalë nga Prokuroria. Ai nuk pranoi të japë asnjë deklaratë për mediat.Mësohet se gjatë kësaj seance, Doshi i ka qëndruar pretendimeve të tij, se ka patur një komplot për eleminimin e tij.Sipas tij, Bami kishte marrë urdhër për të bërë një atentat ndaj tij dhe ndaj deputetit demokrat Mhill Fufi.Për Tom Doshin ky është ballafaqimi i dytë, pas atij që ka bërë me deputetin Mark Frroku.Dëshmia e parë e Durim Bamit ka qenë në datën 3 mars, një ditë pas shoqërimit të tij nga policia si person i përfshirë në këtë atentat.Pas seancës së masës së arrestit, avokati i Durim Bamit deklaroi se klienti i tij do të flasë në një fazë tjetër të hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës pritet të merren tabulatet telefonike të personave të përfshirë si dhe pamjet e kamerave të sigurisë që do të vërtetojnë takimet mes Doshit, Bamit dhe Skënderit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?