“Durimi ka kufi, kupa po derdhet”! Lefter Maliqi: Ëndrra për diktator e babëzia po e çojnë drejt fundit të pashmangshëm kalorësin e Rilindjes

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej”, ku ishin mbledhur qindra qytetarë, aktivistë, intelektualë dhe artistë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Maliqi sjell fotot ku tregohet dhuna mizore nga policia ndaj qytetarëve dhe shkruan se “veprimeve çnjerëzore, poshtëruese, antiligjore, antikushtetuese ndaj nënave, grave, protestuesve paqësorë me dhunë policore dje apo përdorim force e gazi lotsjelles muaj më parë ndaj tyre dhe në pronat e tyre po u vjen fundi”.

Postimi i plotë i Maliqit

Ëndrra për diktator, sulltan, etja për pushtet, zullumi, babëzia, deliri po e çojnë drejt fundit të pashmangshëm kalorësin e Rilindjes?. Veprimeve çnjerëzore, poshtëruese, antiligjore, antikushtetuese ndaj nënave, grave, protestuesve paqësorë me dhunë policore dje apo përdorim force e gazi lotsjelles muaj më parë ndaj tyre dhe në pronat e tyre po u vjen fundi. Vendi pa gjykatë Kushtetuese pa gjykatë të Lartë, me pushtet lokal monist, institucione të kapura, parlament të kapur, drejtësi të kapur dhe të kalbur, është shenjë e pastër e diktaturës. Varfërimit, shpopullimit, pasigurisë, dhunimit të lirive dhe drejtave të njeriut, panikut, terrorit, shpopullimit po i vjen fundi. Revolucioni demokratik më pranë se kurrë. Durimi ka kufi, kupa po derdhet. Ditë te bardha na presin, Zoti i bekoftë shqiptarët?.

SHKARKO APP