Durrës/17 të arrestuar dhe mbi 30 inxhinierë, ndërtues dhe zyrtarë të shoqëruar

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që la 51 viktima dhe mijëra banesa të rrënuara, Policia e Durrësit ka nisur valën e arrestimeve, pasi në këtë qytet humbjet në jetë dhe në banesa është e madhe. Mësohet se deri më tani policia ka shoqëruar 30 persona, të cilët dyshohet se kanë legalizuar duke shkelur rregullat disa ndërtesa në këtë qytet, të cilët u shemben më pas nga tërmeti.

Nga ana tjetër, janë firmosur 17 urdhër arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Prokuroria dyshon se një pjesë e personave për të cilët kanë lëshuar urdhër arresti kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin disa godina, të cilat u shemben më pas. Në listën e personave për të cilët ka urdhër arresti janë drejtues dhe punonjës të Kadastrës së qytetit.

Një pjesë tjetër e grupit të personave për të cilët ka urdhër arresti janë inxhinierë dhe punonjës teknik që kanë shkelur rregullat e sigurimit teknik duke shpallur si të banueshme godina të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, të cilat u dhemben më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes të shoqëruarëve që u morën në pyetje janë edhe Ahmet Doda dhe Ahmet Hasa, drejtori nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit. Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa, janë marrë në pyetje lidhje me vdekjen e Hajdarmatajt pasi objekti ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit, por ata nuk kishin marrë masat që askush të mos futej më në të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?