Durrës, Elona Guri takon të riun: Plani i LSI-së për arsimin dhe punësimin, për të ndaluar shpopullimin
Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri është takuar me një të ri durrësak, ku i ka prezantuar planin konkret të LSI-së për studentët, ku sipas saj rritja me 5% e PBB për arsimin, do të sigurojë një arsim cilësor dhe do të jetë një rrugë e sigurtë për të ndaluar shpopullimin.
”Mundësi të shumta punësimi për studentët dhe të diplomuarit, për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe ndërtuar një të ardhme të sigurtë për rininë”,-shkruan ndër të tjera Guri.
Postimi
Me Klajdin, student, duke ndarë planin konkret të LSI për studentët, duke e rritur me 5% PBB për arsimin, duke siguruar arsim cilësor, programin “Mëso dhe Fito” dhe mbështetje të vazhdueshme për të gjithë studentët, zemrën dhe mendjen e Shqipërisë.
Të gjithë së bashku të sjellim NDRYSHIMIN E MADH më 25 prill për arsim më të mirë, për kushte më të mira dhe mundësi të shumta punësimi për studentët dhe të diplomuarit, për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe ndërtuar një të ardhme të sigurtë për rininë.