“Durrësi”, Dako përuron rrugën në ish-Kënetë, Duma premton punësim

 

Kandidati i majtë për bashkinë e Durrësit,Vangush Dako,ka zgjedhur inagurimin e rrugës “Polumbari”, në hyrje të zonës së ish-Kënetës.

Duke përmendur investimet që kapin vlerën e 4 mln dollarëve, Dako siguroi banorët se të gjitha zonat që do të jenë pjesë e Bashkisë së re të Durrësit do të përfitojnë investime të tilla.

Dako: “ Do vazhdojmë në të njëjtën rrugë edhe për të gjithë zonat e ish-Kënetës, sot Durrësi i ri. Kjo është një nga rrugët më modeste që kemi realizuar sepse në këtë zonë kemi investuar rreth 4 mln dollarë vetëm për përmirësimin e infrastruktyrës”.

Rikonstruksioni i kësaj rruge është kryer me fonde të Bashkisë së Durrësit në vlerën e 6.8 milion lekëve e që parashikon shtrimin dhe asfaltimin e rrugës, ndërtimin e trotuareve dhe rrjetin e kanalizimeve.

Zona e Ishmit ka qenë ndalesa e rradhës e kandidates së PD për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ku pas një bashkëbisedimi me banorët e fshatrave Shkafane e Gjuricaj theksoi se prioritet për të do të jetë punësimi dhe investimet në bujqësi.

Duma: “Punësimi do të jetë kollona jonë e parë, sidomos për të rinjtë, ku do të motivojmë të hapim vende pune. Kemi një program për bujqësinë që do të jetë pro kërkesave tuaja. Ju dua bashkë me mua në këtë projekt të madh me shumë sfida. Do fillojmë një projekt më të mirë për të gjithë ju. Për mua i pari është punësimi “.

Duke u konsideruar Ishmin si zonë me potencial të madh bujqësor dhe turistik, Duma kërkoi mbështetjen e gjithë banorëve të zonës për të konkretizuar projektet.

SHKARKO APP