Dvorani, juristi që Venecia e akuzoi për shkelje të rënda, nuk pranon vendim e KLGJ
Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor largoi nga detyra Ardian Dvorani. Me 6 vota pro dhe 3 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Për rrjedhojë, Dvorani ikën nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Atij i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.
Ndërkohë, në një reagim për Ora News, Ardian Dvorani është shprehur se kjo është një gafë e paimagjinueshme.
“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj”,– tha Dvorani.
KLGJ vendosi se Dvorani nuk mund të mbajë më postet në Gjykatën e Lartë, pasi mandati i ka mbaruar që në vitin 2014. Praktikisht Dvorani ka shkelur të gjitha ligjet dhe nuk mund të ishte më në asnjë funksion. Por sot njeriu që bëri lëmsh reformën në drejtësi ka kurajën të mos pranojë as vendimet e KLGJ. Madje, të jap dhe leksione mbi suksesin e reformës në drejtësi.
Pra Ardian Dvorani nuk njeh vendimin e KLGJ.
https://arkiva.kohajone.com/klgj-largon-nga-detyra-ardian-dvoranin/