Dvorani pa mandat, por prezantohet si zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë që në vitin 2014. Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të vendos lidhur me kontradiktën që një gjyqtar pa mandat rri ende në detyrë prej 6 vitesh. Shkelja bëhet edhe më e rëndë për faktin se aktualisht janë tre gjyqtarë të rinj në këtë gjykatë dhe që janë zgjedhur sipas Kushtetutës.

Por edhe pse ky rast është një çudi juridike dhe morale,  Ardian Dvorani vijon të qëndrojë në detyrë dhe të prezantohet edhe si Zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë.

Në një njoftim për mediat, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se sot është takuar së bashku me me anëtarët e Gjykatës së Lartë, me një përfaqësi të USAID.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, institucioni që do të vendos për Dvoranin shkruan se: “Në kuadër të nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar rishtazi në mbështetje të Gjykatës së Lartë për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, u zhvillua të mërkurën një takim midis Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it Drejtësi për të Gjithë. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Naureda Llagami, Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Ardian Dvorani, si edhe anëtarët e kësaj gjykate, gjyqtarët Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, u takuan me Drejtoren e Projektit Znj. Anne Trice dhe Zv. Drejtoren e Projektit Znj. Olta Lolo, për të diskutuar rreth hapave konkretë për zbatimin e kësaj marrëveshje”.

SHKARKO APP