DW: Masa kundër terrorit në internet, operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë

Në një aksion të bashkërenduar autoritetet e policisë të 13 shteteve anëtare të BE-së si dhe të pesë shteteve të tjera morën masa kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet.   

Udhëzime për të prodhuar lëndë eksplozive, skica për prodhimin e armëve ose informacione për të përzgjedhur objektiva si dhe mjetet e nevojshme për të ushtruar akte vrastare, të gjitha këto informacione mund t’i gjesh lehtë në internet. Një rrjet ndërkombëtar i përbërë nga 13 vende anëtare të BE-së, pesë vende jo anëtare të BE-së që i përkasin Qendrës Evropiane kundër Terrorizmit pranë Europolit hetuan bashkarisht në internet për të zbuluar faqe me përmbajtje të tilla. Nga 8 qershori deri më 2 korrik, ekspertët e autoriteteve pjesëmarrëse të policisë identifikuan më shumë se 1.900 përmbajtje përkatëse në internet dhe i sekuestruan ato, njoftoi Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit, BKA. Si rezultat i goditjes së përbashkët, u identifikuan dhe u fshinë 1.906 linqe. Më shumë se 800 prej tyre u identifikuan dhe fshinë nga Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit.

Symbolbild Internetkriminalität (picture-alliance/Imagebroker/J. Tack)

BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste “Shteti Islamik” (IS) ose Al Qaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t’i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t’i mbështetur ata për të kryer sulme terroristen. Kjo është hera e dytë që Europoli dhe partnerët e tij veprojnë bashkërisht kundër përmbajtjes terroriste në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli Federal Gjerman miraton ligjin kundër urrejtjes në internet

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli Federal Gjerman miratoi më në fund në Berlin ligjin e ri për të luftuar ekstremizmin e djathtë dhe veprat penale të përhapjes së urrejtjes në internet. Parlameti i kishte aprovuar ligjet e reja në mes të qershorit.

Kushdo që publikon mesazhe urrejtjeje dhe kërcënime serioze në internet, do të përballet me ndëshkime më të ashpra në të ardhmen. Ligji i ri kërkon gjithashtu që operatorët e rrjeteve sociale të raportojnë raste të tilla. Ata duhet të informojnë menjëherë BKA-në për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në mënyrë që autoritetet hetimore të mund t’i ndjekin keqbërësit penalisht.

Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë

Për të identifikuar sa më shpejt autorët e krimit, rrjetet sociale si Facebook ose Twitter duhet t’u vënë në adresë të organeve të rendit adresat e IP-ve. Në rast krimesh veçanërisht të rënda si terrorizëm dhe vrasje, ofruesit e shërbimeve në rrjetet sociale janë të detyruar t’u japin hetuesve edhe fjalëkalimet e personave të caktuar në rast se për këtë merr vendim gjykata.

Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë kur bëhet fjalë për kërcënime me vdekje, nxitje të dhunës, thirje për krime apo përhapje të pornografisë me të mitur. Po ashtu operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë për raste propagande dhe përdorimi të shenjave të organizatave antikushtetuese, për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që kërcënojnë shtetin, dhe për mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?