DW: Presidenti Meta falënderon njësitet e Kosovës, por nuk harron as qenin hero
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai ka vizituar kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku u prit me nderime të larta nga njësitet ushtarake dhe policore.
Me këtë rast ai ka ndarë dekorata në shenjë falënderimi për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti. Meta ka falënderuar njësitë dhe institucionet, si KEK, Zjarrfikësit e Komunës se Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës….
Presidenti Ilir Meta tha se çdo vend i NATO-s do të ishte i kënaqur me atë që ka shfaqur FSK-ja gjatë ditëve të kërkimimit dhe shpëtimit në Shqipëri.
Meta nuk harroi as qenin hero të FSK-së, i cili ka shpëtuar disa jetë pas tërmetit.