Dy avionë të tjerë me afganë mbërrijnë në Rinas, shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës

Dy avionë të tjerë me 182 afganë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tone.

Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ata u pritën nga zv.ministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin e bën me dije ministria e Jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?