Dy elektriçistë humbën jetën gjatë punës, arrestohen drejtori dhe inxhinieri i OST-së në Fier! Dhanë urdhër të kryenin punime të paligjshme

Drejtori dhe inxhinieri i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Fier janë arrestuar dhe po hetohen për ngjarjen e djeshme, ku humbën jetën dy elektriçistë.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë pranë nënstacionit elektrik në fshatin Jagodinë të Roskovecit.

50 vjeçari Gjergji Duka dhe 64 vjeçari Bashkim Saliasi, ishin duke zhvendosur linjat e vjetra kur papritur shtylla e tensionit të lartë u thye dhe dy elektricistët, duke humbur jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:
A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.
E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP