Dy koalicionet e mëdha, ja si do e ndajnë pushtetin

 

Teksa pritet përfundimi i marrëveshjeve parazgjedhore mes partive të mëdha dhe aleatëve të tyre të vegjël, është bërë e ditur edhe mënyra e ndarjes së tortës së pushteti vendor.

Përpos bashkive që dy partitë e mëdha u kanë dhënë të vegjëlve një vend të rëndësishëm zënë edhe këshillat bashkiakë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shkrirjes së komunave këshillat bashkiakë do të rriten edhe më shumë duke u bërë të lakmuara nga partitë e vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

PS dhe PD do të ndjekin pak a shumë të njëjtën procedurë me atë të zgjedhjeve parlamentare të para dy viteve.

Kush merr më shumë vota do të zërë më shumë vend në këshillat bashkiakë.

Një tjetër pikë ku partitë e vogla shpresojnë janë që të ndiqet modeli i krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e 2013.

Të futen emrat e këshilltarëve të partive aleate në listat e partive të mëdha.

Kështu ata do të kishin një prezantim të sigurt në këto këshilla.

Berisha futi disa kryetarë partish në listat e PD-së në 2013 duke u garantuar atyre fitoren dhe mandatin e deputetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?